sulmi ndaj anijeve ruse kremlini akuzon ukrainen per aktivitete terroriste ne baltik 6b042d782f7d5

Sulmi ndaj anijeve ruse, Kremlini akuzon Ukrainën për “aktivitete terroriste” në Baltik

November 23, 2026
1 minut lexim

Kremlini akuzoi të hënën Ukrainën për përfshirje në “aktivitete terroriste” në Detin Baltik , duke shprehur shpresën se shtetet rajonale do të përdorin ndikimin e tyre për të paralajmëruar Kievin që të ndalojë veprime të tilla.

Anija ruse e mallrave Sparta II u përfshi nga flakët të shtunën pas një sulmi të dyshuar me dron ukrainas. Anija hyri në ujërat territoriale finlandeze dhe aktualisht po tërhiqet përsëri në territorin rus.

I pyetur në lidhje me raportet se Ukraina goditi një anije luftarake ruse në portin e Bengazit , Libi , të dielën, ai njoftoi se Ministria ruse e Mbrojtjes ishte përgjegjëse për ofrimin e informacionit përkatës, transemton Euronews.

Duke iu referuar raporteve të medias gjermane se Rusia planifikon të vendosë në orbitë një satelit të armatosur me armë bërthamore brenda vitit , Kremlini tha se ato nuk duhen marrë seriozisht.

Më herët të hënën, media gjermane raportoi se shërbimet e inteligjencës nga shtetet anëtare të NATO-s kanë arritur në përfundimin se Moska po planifikon të lançojë një satelit të tillë .

“Jo, nuk e kemi parë raportin. Megjithatë, ai përmban kaq shumë akuza për plane “të supozuara” dhe “të mundshme”, të cilat i atribuohen burimeve që nuk i dimë, saqë është sigurisht e vështirë për këdo që t’i marrë seriozisht”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

irani thote se do te perdore cdo mjet per tju kundervene bllokades detare amerikane 6b042d416385c
Lajmi i mëparshëm

Irani thotë se do të përdorë çdo mjet për t’ju kundërvënë bllokadës detare amerikane

janevska reformat ne arsimin e te rriturve jane evidentuar ne raportin e be se per vitin 2026 6b042dce6f762
Lajmi i radhës

Janevska: Reformat në arsimin e të rriturve janë evidentuar në Raportin e BE-së për vitin 2026

Të fundit nga

ShkoLartë