mariah carey u pergjigjet kritikeve pas shqetesimeve per paraqitjen e saj 6b0411b4a7701

Mariah Carey u përgjigjet kritikëve pas shqetësimeve për paraqitjen e saj

November 23, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur Mariah Carey iu është përgjigjur shqetësimeve të fansave për paraqitjen e saj, të cilën disa e cilësuan si “të ngurtë dhe shqetësuese”, teksa nisi turneun e saj festiv të Krishtlindjeve 2026 në Brazil.

Duke dalë në skenën e Farmasi Arena në Rio de Janeiro të shtunën, këngëtarja 57-vjeçare iu kundërpërgjigj komenteve të publikut, duke u thënë të pranishmëve: “Oh, dhe meqë ra fjala, mos besoni gjithçka që lexoni në internet. Mos më zemëroni tani”.

Një fans publikoi videon nga koncerti në rrjetin social X, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Mariah Carey iu kundërpërgjigj kritikëve në koncertin e saj në Rio de Janeiro dhe u tha fansave të mos besojnë gjithçka që lexojnë për të në internet. DIVË!”

Fansat e këngëtares kishin shprehur shqetësime pas një koncerti më 17 nëntor, ku ajo ishte dukur e ngurtë gjatë interpretimit të hitit të saj “Fantasy”.

Image

Mariah Carey

Në videon e publikuar, këngëtarja shoqërohej nga një valltar, i cili e mbante vazhdimisht me duar teksa ajo lëvizte në skenë me hapa shumë të ngadaltë. Në një moment, edhe valltarë të tjerë e mbështetën për ta ndihmuar të ngrinte pak këmbën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm mickoski po e shnderron maqedonine ne kopje te serbise se vuciqit 6b0411b20cf30
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Mickoski po e shndërron Maqedoninë në kopje të Serbisë së Vuçiqit

Të fundit nga

ShkoLartë