POMP BENZINI

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

November 23, 2026
1 minut lexim

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve të javës së kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale do të fillojnë të zbatohen nga nesër, 24 nëntor.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, të sjellë më 16 nëntor, nga 17 nëntori në pompat e benzinës vlejnë këto çmime maksimale:

* EUROSUPER BS-95 – 84 denarë për litër
* EUROSUPER BS-98 – 86 denarë për litër
* EURODIZEL BS – 92 denarë për litër
* Vaj ekstra i lehtë për djegie – 100,50 denarë për litër
* Mazut – 48,314 denarë për kilogram

Me vendimin e kaluar benzinat u liruan për dy denarë për litër, ndërsa dizeli u ul për 2,50 denarë. Ulja e përgjithshme mesatare e çmimeve të derivateve të naftës ishte 2,43 për qind.

Ndërkohë, në bursat botërore nafta përballet me presion rënës. Sipas të dhënave të fundit nga tregtimi i sotëm, çmimi i naftës së papërpunuar Brent lëvizte rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI ishte rreth 83 dollarë për fuçi.

Të dy çmimet referuese javën e kaluar shënuan rënie, ku Brent u lirua për rreth katër për qind, ndërsa WTI për rreth pesë për qind. Megjithatë, tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe rreziqet për furnizimin me naftë vazhdojnë të ndikojnë mbi tregun.

Lëvizja e çmimeve referuese të naftës dhe derivateve të naftës në tregun ndërkombëtar është një nga faktorët që KRRE i merr parasysh gjatë llogaritjes së çmimeve vendore, së bashku me kursin e dollarit dhe elementet e tjera nga metodologjia e përcaktuar. Çmimet përfundimtare do të jenë të njohura pas publikimit të vendimit zyrtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edona reshitaj rikthehet me koncertin e trete recital drite nhije nje mbremje ku muzika kujtesa dhe emocionet marrin jete 6b03f5c0bfc59
Lajmi i mëparshëm

Edona Reshitaj rikthehet me koncertin e tretë recital “DRITË N’HIJE” – një mbrëmje ku muzika, kujtesa dhe emocionet marrin jetë

ambasadori i be se dirk schuebel ne komisionin per integrim evropian 6b0410c191f9d
Lajmi i radhës

Ambasadori i BE-së, Dirk Schuebel, në Komisionin për Integrim Evropian

Të fundit nga

ShkoLartë