arrestohet nje 46 vjecar nga rrethina e strumices policia i gjen marihuane 6aca46a12df3a

Arrestohet një 46-vjeçar nga rrethina e Strumicës, policia i gjen marihuanë

October 10, 2026
1 minut lexim

Një 46-vjeçar nga fshati Monospitovë, në rrethinën e Strumicës, është privuar nga liria pasi policia ka gjetur marihuanë gjatë kontrollit ndaj tij. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai më pas ka dorëzuar vullnetarisht edhe dy shishe plastike të mbushura me marihuanë, të cilat i mbante në shtëpinë e tij.

“Më 9 tetor 2026, në orën 13:50, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB-së Strumicë e kanë privuar nga liria M.N. (46) nga fshati Monospitovë, në rrethinën e Strumicës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, është gjetur marihuanë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas njoftimit, pas bisedës zyrtare me policinë, 46-vjeçari ka dorëzuar vullnetarisht edhe dy shishe plastike të mbushura me marihuanë, të cilat i kishte në shtëpinë e tij.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vasilev gati 83 milione euro te planifikuara per teknologjine e gjelber ne sme ne bullgari 6aca43355b4b0
Lajmi i mëparshëm

​Vasilev: Gati 83 milionë euro të planifikuara për Teknologjinë e Gjelbër në SME, në Bullgari

kalaja e shkupit hapet vitin e ardhshem nisin restaurimet 6aca47f94a5c8
Lajmi i radhës

Kalaja e Shkupit hapet vitin e ardhshëm, nisin restaurimet

Të fundit nga

ShkoLartë