Arrestohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopsht

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “Arrest me burg” për edukatoren dhunoi dhe i theu këmbën 3-vjeçares në kopsht.

Edukatorja është arrestuar menjëherë pas kërkesës së prokurorisë.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal.

Kjo masë u kërkua menjëherë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme, më dt. 09.11.2023, të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb), i cili është mbajtur më dt. 08.11.2023. Me shkresën nr. 9538/1 prot., dt. 08.11.2023, protokolluar në Prokurori me nr. 10983 prot., dt. 09.11.2023, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përcjellë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor.

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen veprimet e tjera procedurale për dokumentimin e faktit, në kuadër të procedimit penal nr. 7527, i regjistruar pas kallëzimit mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.1, për Veprën Penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA-ja thotë se Izraeli ka rënë dakord për pauza ditore 4-orëshe në veri të Gazës

Story i radhës

Andin Hoti: Në Prekaz i kemi gjetur eshtrat e 4 trupave në një varr

Të fundit nga