Andin Hoti: Në Prekaz i kemi gjetur eshtrat e 4 trupave në një varr

Ish-deputeti Andin Hoti i cili tashmë drejton Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, në një intervistë në Frontal të T7 ka dhënë detaje për një lokacion në Prekaz ku kanë gjetur mbetje mortore.

Siç ka treguar Hoti, i kanë gjetur 4 trupa brenda një varri. Ai thotë se nga gërmimet që janë aktualisht duke i kryer, pretendojnë t’i gjejnë së paku 5 individë të cilët i përkasin luftës së fundit dhe fshatrave rreth Prekazit.

 “Kemi pasur raste, rasti i fundit ka qenë në Kosovë, ku në një lokacion në Kosovës, s’po e përmend emrin, kemi gjetur 4 trupa brenda një varri. Prandaj s’mund të jemi të sigurt.

Pretendimet tona janë t’i gjemë së paku 5 individë që i përkasin luftës së fundit, që iu përkasin fshatarëve përreth Prekazit. Ky është aktiviteti aktual. Para kësaj kemi qenë në Arbanë të Prizrenit. Para Arbanës kemi qenë Bishtazhin të Gjakovës. Edhe aty kemi hasur në disa eshtra. Nuk dihet se sa janë”, ka thënë Hoti në FRONTAL.

Story i mëparshëm

Arrestohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopsht

Story i radhës

Adele i kthehet sërish pirjes së alkoolit

Të fundit nga