SHBA-ja thotë se Izraeli ka rënë dakord për pauza ditore 4-orëshe në veri të Gazës

 Izraeli ka rënë dakord zbatimin e pauzave humanitare 4-orëshe në veri të Gazës, tha sot Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu.

Njoftimet do të bëhen nga Izraeli tre orë përpara se të hyjnë në fuqi pauzat, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ne besojmë se këto pauza janë një hap në drejtimin e duhur, veçanërisht për të ndihmuar që civilët të kenë një mundësi për të arritur zona më të sigurta larg luftimeve aktive”, tha ai.

Pauzat do të lejojnë që ndihmat humanitare të zhvendosen në zonat ku ato zbatohen dhe do të lejojnë palestinezët atje të largohen nga rreziku, tha Kirby.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, më shumë se 10.000 civilë janë vrarë, duke përfshirë mbi 4.000 fëmijë, që nga 7 tetori kur filloi konflikti pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi në Izrael.





Story i mëparshëm

Mbyllet pas 14 vitesh sajti popullor i komunikimit video Omegle

Story i radhës

Arrestohet edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopsht

Të fundit nga