Arrestohen dy vëllezër në Krujë, dyshohen për vjedhje dhe sulm ndaj një personi

January 9, 2025
1 minut lexim

Dy vëllezër nga Kruja janë arrestuar nga policia, pasi njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash, katër vjet më parë në një karburant.

Ndërsa në muajin prill të vitit 2024, ata të dy kanë goditur me grushte një person dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen e 2 shtetasve (vëllezërve) në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021”.

“2 vëllezërit, në muajin prill 2024, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër. Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, si rezultat i të cilit janë kapur dhe ndaluar shtetasit në kërkim: 21 vjeç dhe 27 vjeç (vëllezër), të dy banues në Krujë”.

“Shtetasin Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si bashkëpunëtor në vjedhjen me armë, të një shume parash, në një karburant, në fshatin Arramerras, në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e policisë./

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren

Story i radhës

Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re

Të fundit nga

​I jepet lamtumira e fundit presidentit Carter

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është nderuar të enjten me një ceremoni madhështore funerale në Katedralën Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoninë e cila u mbajt para se ai të varroset në qytetin e

Tetova i gëzohet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar ndeshjen e parë të vitit 2025 ndaj Laçit si të komplikuar përballë një skuadre të vështirë. Por tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores
ShkoLartë