Arrestimi i ish-deputetit të PS Alqi Bllako dhe plagosja me armë në Elbasan, Drejtori i Policisë takim në SPAK

April 2, 2022
min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, raporton News 24.

Takimi mes tyre vjen një ditë pas arrestimit të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Burimet bëjnë me dije se në takimin që është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, është i pranishëm edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe drejtori i Krimeve, Tonin Vocaj. Në fokus të bisedimit mësohet se është arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako dhe përplasja me armë në Elbasan që çoi në arrestimin e Nuredin Dumanit, ‘serial-killeri’ i shumëkërkuar shqiptar.

Kujtojmë që ish-deputeti Alqi Bllako del sot në orën 11:00 para Gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

“Arratia” 12-orëshe e Alqi Bllakos përplasi gjatë ditës së premte (1 prill) Policinë me SPAK.

Ish-deputeti i PS për më shumë se 16 orë u kthye në personazhin më të diskutueshëm në vend.

Zhdukja e tij pa gjurmë pas dhënies së vendimit të Gjykatës për ta vënë pranga, krijoi idenë se ai kishte marrë arratinë për t’i shpëtuar qelisë.

Policia e Shtetit në mos gënjeu, ishte e pazonja të gjente vendndodhjen e tij, deri në momentin kur ai u paraqit vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, vend në të cilin u tha se ishte edhe orëve të mesditës së të enjtes, por që askush nuk e pranoi dhe as e vërtetoi.

Policia e Shtetit u përgënjeshtrua nga SPAK, me anë të një deklarate të gjatë dhe të fiksuar me fakte dhe shkresa, duke i rrëzuar Policisë kohën e dorëzimit të tij, që në orët e para të së djeshmes, menjëherë pasi kjo Polici përdori zërin e saj zyrtar për të shpërndarë një njoftim gjysmak dhe krejtësisht joprofesional.

SPAK nuk u zmbraps nga fiksimi i orës në të cilën është bërë ndalimi i tij, duke theksuar 03:30 të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë që Policia e Shtetit i tha opinionit publik me njoftimin 6 rreshtash se Bllako ishte vetofruar që mbrëmjen e së enjtes.

Në fakt, Policia e Shtetit gënjeu ditën e djeshme, që në mëngjes, pasi ishte kjo Polici që zyrtarisht i tha gazetës “Panorama” pak para mesnate që Alqi Bllako nuk ishte dorëzuar dhe madje nuk kishte shkelur në Polici përgjatë ditës së enjte, por që sapo të përfundonin procedurat nga ana e Prokurorisë, pra e SPAK, ai do të arrestohej dhe do të njoftoheshin mediat dhe opinioni publik.

Pra, Policia gënjeu, në mos në mbrëmjen e së enjtes, në mëngjes me njoftimin zyrtar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tranzicion, që vetëm riciklohet

Story i radhës

Gjithsej 1.715 raste aktive, karvani për vaksinim kundër Kovid-19 në Kërçovë

Të fundit nga

ShkoLartë