Armiku i Serbisë është e vërteta!-II-

January 24, 2022
min lexim

Pas ardhjes në Dardani fillimisht ata u identifikuan me vlera të dardanëve, u struken dhe nuk morën pjesë fare në lufta kundër Perandorisë Turke, ata ishin shumë lojal. “Haremi në Turqi” ishte një qendër që mbronte serbet nga ushtria turke. Luftën e bënë më letra, shumë vite pas lufte. Për këtë luftë serbet shpërndanë propagandë për gjëja luftën e tyre kundër turqve, ndërsa i luftonin shqiptaret për të i shpërngulur nga tokat e tyre. Por si nuk u mbajtë një tryezë e rrumbullaket për të sqaruar këto gjëra, qoftë nga Akademitë e shkencave të Shqipërisë, Kosovës, bashkë më historian të botës duke ofruar argumente të forta, por heshtin pa e vlerësuar fare vuajtjen që populli shqiptarë e ka përjetuar dhe që rrezikon të përjetojë nga heshtja monotone që ka kapluar vendin.

Origjinën e shqiptarëve nga Iliret e mbrojti sa ishte gjallë Akademik Ali Hadri, Ai për këtë gjeti mjaftë intelektual, dhe historian. Ç’është kjo frikë, përtesë apo servilizëm. Pse nuk dalin historianet tonë me argumente: Kush luftoj kundër perandorive të huaja në Dardani dhe Iliri? Kush luftoj kundër Perandorisë turke? Kush ishte Gjergj MarashKelmendi, në çfarë gjuhe fliste, në çfarë gjuhe komandonte kush e quajti(Karagjorgje) si e vodhën serbet këtë personalitet shqiptar. Kush ishte Jani Kondo, çfarë gjuhe fliste ai? Kush ishte Dushani i Prizrenit, çfarë gjuhe fliste, pse nuk e pranojë boten serbe? Pse tha ka ortodoksi e jo Serbi? Më këto gënjeshtra Serbia po arrin ta bindë botën kundër shqiptarëve dembel, nga se këta të fundit nuk punojnë, heshtin për të gjallë nuk dëgjohen. Kjo heshtje nuk ka pasur kuptim për intelektualet e mirëfilltë as para lufte. Akademik Hadri, Prof. Murterza(Xajë) Nura, ,Akademik,. Fehmi Agani, Akademik , Gazmend Zajmi, prof., Idriz Ajeti, prof. Eqrem Kryeziu, Prof Ukshin Hoti, prof. Halil Alidema, Dr.Ibrahim Rugova e shumë të tjerë, nuk ndaleshin as në atë kohë. Kush i arsyeton pas luftë historianet tonë, akademikët, studiuesit e fushave të ndryshme shkencore.

Nga kush po frikohen? Kosova nuk mbrohet vetëm me njësinë speciale të policisë dhe më FSK. Drecun vazhdon më akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për gjëja planin e saj për pastrim etnik të Kosovës dhe frikësim të serbeve. Ai akuzon institucionet e Kosovës për gjeja sulme që u behën të kthyerve. Askund nuk prezantohet kush janë këta të kthyer. Drejtësia e plakur dhe e korruptuar e Kosovës nuk ka mbledhur argumente të duhura për të filluar gjykimin e këtyre të kthyerve që kanë qenë pjesë e krimit kundër shqiptarëve gjithmonë e në veçanti nga viti 1980 e deri në vitin 1999, ishin apo nuk ishin këta që kërkonin armë në serbi për tu mbrojtur gjëja nga shqiptaret. A nuk ishin këta që shqiptarëve u shitnin tokat e veta, më këto para blenin dhjetëfishin e pasurisë në Serbi, dhe para kamerave dilnin si të përndjekur nga shqiptaret.

Ishin vajet e tyre prej krokodili që burgosnin qindra intelektual e student, ishin këta që vranë djemtë tonë që po shërbenin në ushtrinë e Jugosllavisë. Janë këta shefat dhe komandantet e policisë serbe që urdhëruan dhe vranë shqiptarë të pafajshëm për të pastruar Kosovën etnikisht. Janë këta që mbyllen shkollat shqipe dhe vranë prindërit e nxënësve Janë këta që uzurpuan shumë toka tona, shtëpi, vranë. Ozurpuan kulturë histori. Drecun këndon këngën e vet prej kukuvajke, sikur të paret e tij nga se më këtë këngë kanë fituar gjithmonë. Kanë lind dhe janë rritë në çerdhet e huaja njësoj si zogjtë e kukuvajkës. Drecun ka vërejtje në ambasadoret e shteteve demokratike që janë anëtare të KS. OKB, që kanë vlerësuar së në Kosovë ka përparime edhe në planin e mbrojtjeve të drejtave dhe lirive të njeriut. E vërteta është se nuk ka minoritet kund në botë që ka të drejta dhe privilegje të pa garantuara, sa kanë serbet në Kosovë ani pse këto fare nuk i meritojnë. Por kjo nuk e ndalë këngën e kukuvajkës, ata kërkojnë ligje që e paralizojnë funksionimin e shtetit të Kosovës.

Ai vazhdon prodhimin gënjeshtrave për numrin të incidenteve ndëretnike në Kosovë, por ka harruar që kjo letër më gënjeshtra nuk do të vlerësohet vetëm ne Beograd, si që ndodhte për vite të tera. Përdorin politiken dhe Kishat e okupuara nga serbet që janë (qendra ruse të spiunazhit) për të rikthyer edhe një herë robërinë shqiptarëve në Kosovë. Për të mbajtur Serbinë nën mbikëqyerje dhe shërbim të vetin. Për të tundë gadishullin Ilirik sa herë që kanë nevojë. Për të organizuar përsëri masakra, gjenocid deri në pastrimin definitiv nga shqiptaret si në 816 fshatra të krahinës së Toplicës e deri në Nish. Serbinë e pengon pse Kosova është afër Shqipërisë: Ky ishte një projekt Serb për të krijuar një shirit të banuar më serb për rreth kufirit më Shqipërinë. Për këtë plan ata ndërtuan lagje në Baballoq Komuna e Deçanit dhe në Junik. Plane të tilla për kolonizim ka pas shumë më herët por kolonizimi serb në Kosovë ka dështuar shih; Librin “Reforma Agrare dhe Kolonizimi i Kosovës” nga historiani serb Millovan Obradoviç. Kukuvajka serbe nuk është e kënaqur as më “Projektin Ballkani i Hapur” por akuzon kryeministrin e Shqipërisë Edvin Rama për shkak që bisedon lirshëm me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për bashkim me Shqipërinë. Ky bashkëpunim e pengon Serbinë. Kosova duhet të kërkojë më shumë punë, më shumë përgjegjësi për punë, të ngreh ekonominë e vet, mbrojtje dhe institucionet e veta; nga se Serbia do të na respekton vetëm në momentin kur do të frikohet se luftën me ne e ka të humbur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Këtij Dielli nuk i ke asnjë borxh’, ish konkurrentja e BB-së me një mesazh të fortë për Trixën

Story i radhës

Këputja e një kablli optik nënujor lë një ishull të tërë pa internet

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë