armenia arreston 19 persona nen dyshimin per spiunazh 62051ea8e61af

Armenia arreston 19 persona nën dyshimin për spiunazh

February 10, 2022
1 minut lexim

Shërbimi i Sigurisë Kombëtare i Armenisë (HAAT) tha se ka arrestuar 19 persona, që dyshohet se ishin anëtarë të një “rrjeti të spiunazhit” në këtë shtet të Kaukazit Jugor.

HAAT tha më 10 shkurt se dhjetëra pjesëtarë të forcave të armatosura mund të jenë përfshirë në aktivitete të një rrjeti spiunazhi që punon për një shtet të huaj. Por, ky shërbim nuk zbuloi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Sipas këtij shërbimi, rekrutimi i spiunëve u bë përmes një shërbimi online takimesh, përmes së cilit, zyrtarët ushtarakë armenë që kishin të dhëna të klasifikuara dhe dokumente, i kanë dërguar përmes këtyre shërbimeve dhe i janë bashkuar këtij rrjeti spiunazhi.

Autoritetet armene thanë se personat e rekrutuar janë paguar për dhënien e informacioneve sekrete te shërbimet e huaja ekrete.

Në deklaratën e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë u tha se gjatë aksionit janë kryer 30 bastisje, janë konfiskuar dokumente dhe gjësende të tjera, duke shtuar se aktivitetet e këtij rrjeti spiunazhi janë parandaluar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ndergjegjesimi i publikut per ndryshimet klimatike 62051ea6043e5
Story i mëparshëm

Ndërgjegjësimi i publikut për ndryshimet klimatike

programi edukativ thote se ky serial i famshem po demton femijet tane 62051eaacd84f
Story i radhës

Programi edukativ thotë se ky serial i famshëm po dëmton fëmijët tanë

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë