Ndërgjegjësimi i publikut për ndryshimet klimatike

klimatike ranë në vëmendjen e publikut ndërkombëtar në fund të viteve 1980. Për shkak të mbulimit të ngatërruar mediatik në fillim të viteve 1990, njerëzit shpesh ngatërronin ndryshimin e klimës me çështje të tjera mjedisore si varfërimi i ozonit. Në kulturën popullore, filmi i parë që arriti një shikueshmëri të lartë nga publiku mbi këtë temë ishte, The Day After Tomorrow në 2004, i ndjekur disa vite më vonë nga dokumentari i Al Gore ” An Inconvenient Truth”. Librat, tregimet dhe filmat rreth ndryshimeve klimatike i përkasin zhanrit të trillimeve klimatike.

Ekzistojnë dallime të rëndësishme lidhur me kuptimin e ndryshimeve klimatike, në rajone, gjini, moshë apo niveleve politike. Njerëzit me arsim të lartë, dhe në disa vende, gratë dhe të rinjtë, kishin më shumë gjasa ta shihnin ndryshimin e klimës si një kërcënim serioz. Boshllëqet partiake ekzistojnë gjithashtu në shumë vende, dhe vendet me emetime më të larta të CO² të cilët priren të jenë më pak të shqetësuar. Pikëpamjet mbi shkaqet e ndryshimit të klimës ndryshojnë shumë midis vendeve. Shqetësimi është rritur me kalimin e kohës, deri në pikën ku shumica e qytetarëve në shumë vende tani shprehin një nivel të lartë shqetësimi për ndryshimin e klimës, ose e shohin atë si një emergjencë globale.

Nivelet më të larta të shqetësimit shoqërohen me mbështetje më të fortë publike për politikat që adresojnë ndryshimet klimatike. Mohimi dhe keqinformimi, debati publik rreth ndryshimeve klimatike është ndikuar fuqishëm nga mohimi apo keqinformimi lidhur me ndryshimet klimatike, i cili filloi në Shtetet e Bashkuara dhe që atëherë është përhapur në vende të tjera, veçanërisht në Kanada dhe Australi. Akterët pas keqinformimit apo mohimit të ndryshimeve klimatike filluan të formojnë një koalicion të mirëfinancuar dhe relativisht të koordinuar të kompanive të karburanteve fosile, grupeve të industrisë, grupeve të mendimit konservatorë dhe shkencëtarëve.

Image

Fig.44 Të dhënat janë zgjedhur nga periudha të shkurtra për të pohuar rrejshëm se temperaturat globale nuk po rriten. Linjat e trendit blu tregojnë periudha të shkurtra që maskojnë tendencat afatgjata të ngrohjes (linjat e trendit të kuq). Pikat blu tregojnë të ashtuquajturin ndërprerje të ngrohjes globale.

Ashtu si industria e duhanit më parë, strategjia kryesore e këtyre grupeve ka qenë të prodhojë dyshime rreth të dhënave dhe rezultateve shkencore. Shumë prej atyre që mohojnë, hedhin poshtë ose mbajnë dyshime të pajustifikuara në lidhje me konsensusin shkencor mbi ndryshimin antropogjen të klimës, etiketohen si “skeptikë të ndryshimeve klimatike”, që disa shkencëtarë kanë vërejtur se është një emërtim i gabuar. Ekzistojnë variante të ndryshme të mohimit (keqinformimit) të klimës: disa mohojnë se ngrohja nuk ndodh fare, disa e pranojnë ngrohjen, por ia atribuojnë atë ndikimeve natyrore dhe disa minimizojnë ndikimet negative të ndryshimit të klimës.

Pasiguria e shkencëtarëve kaloi më vonë në një polemikë rreth ndryshimeve klimatike: duke krijuar besimin se ka pasiguri të konsiderueshme në lidhje me ndryshimet klimatike brenda komunitetit shkencor e cila ishte pengesë e politikave rreth evitimit të ndryshimeve klimatike. Strategjitë për të promovuar këto ide përfshijnë kritikën e institucioneve shkencore, dhe vënien në dyshim të motiveve të shkencëtarëve. Një grup i caktuar mohues dhe mediave që mohojnë klimën ka nxitur më tej keqkuptimin e ndryshimeve klimatike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bitcoin, Ethereum Drop as US Inflation Jumps More Than Expected

Story i radhës

Armenia arreston 19 persona nën dyshimin për spiunazh

Të fundit nga