ARIANIT HOXHA

Arianit Hoxha bëhet si Menduh Thaçi

March 5, 2022
1 minut lexim

Partitë politike shqiptare me Kongrese të centralizuara jo vetëm që nuk sjellin risi por ato vazhdojnë të imitojnë njëra-tjetrën shkruan Tetovasot.

Rasti i fundit ka të bëjë me Kongresin e sotëm të Lëvizjes Besa e cila në finalen e saj zgjodhi thuajse të njëjtat figura në kreun e partisë.

Derisa të merrte edhe një tjetër mandat lideri aktual Bilall Kasami ishte thuajse e sigurtë sepse ishte i vetëm në garë, por ky Kongres “rilindi” edhe një tjetër binom si dikur Xhaferi-Thaçi ndërsa tani me të njëjtin mentalitet vetëm se në kohë dhe rrethana të ndryshme Besa zgjodhi binomin Kasami-Hoxha.

Lëvizja Besa ka mbajtur kongresin e dytë të partisë ku për kryetar ka rizgjedhur Bilall Kasamin, ndërsa zëvendëskryetar ish ministrin e Bujqësisë Arianit Hoxha.

Ky i fundit de fakto me pozicionin e ri bëhet si Menduh Thaçi në kohën kur partia e tij ishte në pushtet ndërsa mbante postin e zëvendëskryetarit pas Arbër Xhaferit në PDSH-në e dikurshme përcjellë Tetovasot.

Kongresi i Lëvizjes Besa tregoi edhe njëherë se sa të centralizuara janë partitë shqiptare dhe ndryshimet në pozicione tek krerët më të lartë nuk ndodhin kurrë ose janë vetëm kozmetike.

Ndryshe Arjanit Hoxha u zgjodh sot zv/kryetar i Lëvizjes Besa në kongresin e dytë që u mbajtë në sallën Boris Trajkovski në Shkup, ndërsa më parë ai ishte Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Hoxha ne këtë rast tha se falenderojë kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si dhe delegatët që më dhanë besimin për të qenë zv/kryetar i Lëvizjes BESA në katër vitet e ardhëshme.

MARKETING

RENT A CAR

TARAVARI HOXHA
Story i mëparshëm

Levica dhe Stoiljkoviçi, partnerët e Taravarit dhe Hoxhës, me Rusinë, kundër Ukrainës

lojtari i shkupit shkojme per tre piket e radhes 6223a7c5bd0d4
Story i radhës

Lojtari i Shkupit: Shkojmë për tre pikët e radhës

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë