Klubi i karatesë Arena nga Peja, po përgatitet për sfidat që e presin në muajin e ardhshëm.
Kryetrajneri i këtij klubit, Bajram Desku, thotë se do të organizojnë edhe shkollën verore, e cila është shumë domethënëse.
“Klubi i Karatesë Arena Pejë do të organizon për herë të tretë Shkollën Verore të Karatesë nga data 1 – 31 gusht.
Andaj i ftojmë̈, dhe i inkurajojmë̈ qytetarët e komunës së Pejës dhe rrethinës që t`ju japin mundësi fëmijëve të shfaqin talentin e tyre dhe të merren me sport, duke ju shmangë rrjeteve sociale dhe lojnave të rrezikshme elektronike, dhe dukurive negative të cilat janë̈ evidente kohëve të fundit.
Shkollën verore mund ta vijojnë të gjithi të interesuarit nga mosha gjashtëvjeçare e tutje për të dy gjinitë.
Ushtrimet do ti udhëheqë̈ Mjeshtri, instruktori i shquar sensei: Bajram Desku, Trajner i Akredituar dhe i Licencuar pranë Federatës së Karatesë të Kosovës, Trajnerë i dëshmuar me përvojë̈ të gjatë mbi 28 vjeçare, Refer kombëtarë̈ me përvojë mbi 20 vjeçare, dhe anëtarë i Bordit në Federatën e Karatesë së Kosovës.
Ushtrimet do të mbahen në sallën ish Partizani në parkun Karagaçi.
Orari i ushtrimeve: E Martë, e Enjte dhe e Shtunë nga ora 18:00”, njofton klubi Arena Pejë.