Ardhja e mërgimtarëve, nisin pritjet nëpër kufij

July 15, 2023
1 minut lexim

Automjete, furgonë, autobusë, udhëtarë të nervozura, vapë e madhe. Kështu ishte atmofera sot në vendkalimin kufitar në Tabanovcë. Duket se kjo fundjavë po sjell mërgimtarët në vendlindjet e tyre. Dominonin automjete me targa gjermane, zvicerane dhe vendeve tjera të perëndimit.

“Pritjeve të gjata në pikën kufitare Tabanoc edhe këtë vit mërgimtarët nuk i kanë shpëtuar ata po thonë se po presin 1 deri në 2 orë për të kaluar kufirin”.

Në vendkalimin kufitar në Tabanovcë, kishte edhe shumë udhëtarë turq, të cilët nga vendet e perëndimit udhëtonin drejt Turqisë. Edhe ata nuk i kuptonin pritjet e gjata në këtë kufi.

Edhe autoritetet e Serbisë, kanë njoftuar për rritje të intensitetit të trafikut nëpër autostrada. Mediat serbe njoftojnë se gjatë natës në vendkalimin kufitar Preshevë kanë kaluar 24.000 udhëtarë, kurse për hyrje-daljet nga Serbia pritet rreth 40 minuta. Autoritetet serbe rekomandojnë të shfrytëzohte vendkalimi alternativ Prohor Pçinjski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësimi i gjuhës gjermane – bileta për dalje nga mjerimi

Story i radhës

Kosova pëson nga Bullgaria

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë