“Arbëri i madh” në Gjermani

February 3, 2022
min lexim

Miku im i ndjerë Musladin Glina, sa ishte gjallë më shkroi: “Një pyetje i nderuari Fahri Xharra? A zotëroni, merrni vesh, kuptoni gjuhen Gjermane??? Kam libra Historike Gjermane që shkruajnë për Ilirët që para 1700 vjet para Krishtit kanë qenë banorë të Gjermanisë veriore, special në Lauzic, ku sot ndodhet Berlini…Si vërtetim, për ta çimentuar këtë, e kam një Atllas Gjerman që është përdorur në shkollat Gjermane, para luftës…A kini interesa”, Përshëndetje Musledin Glina”

“Vjehrri im gjerman ka qenë Lektor, ka lenë në Bibliotekën e tij libra të vjetra Historike, si P SH “Knaurs Weltgeschichte von der Urzeit bis zur gegenwart”…Është publikuar 1935 na Verlag Knaur, Berlin ne shkrimin e vjetër Gjerman. …Mendova se sigurisht do shkruhet edhe për ne Shqiptarët, Ilirët dhe e gjeta: Nj vendbanimin e Gjermaneve sot, kanë qenë Iliret 2000 vjet para Krishtit ( vete Gjermanët kanë banuar në bregdet në veri)… Paralel me këtë Libër që është shkruar nga 14 Shkrimtarë dhe Historianë të famshëm Gjerman kam edhe një ” ATLAS zur Weltgeschichte” që është përdorur neper shkollat Gjermane para Luftës… Vërteton, cimenton të thënat për Iliret që para 1700 vjet ishin në veri të Gjermanisë, ne Lausitz ( sot është Berlini )… unë do t` ju dërgoj një kopje diçka përkatëse po të kem një adrese ku mund t’jua dërgoj… Duhen ç`frytëzuar, t`ju tregojmë më tepër Gjermaneve ( por edhe prej tyre të vërtetuar) që na kanë përzënë nga trojet tona dhe më tepër “Lausitzen Kulture” e kanë nga Shqiptaret…” Librin dhe Atlasin e përmendur, fatbardhësisht e kam.”

“Unë kur ju shkruaj Gjermaneve, përdor këto dokumente dhe me gjysmë shaka shkruaj për vetën time që po jetoj në Gjermani: “Një Shqiptar i lindur ne Shqipëri ka ardhur ne Gjermani për tu varrosur ne token e te pareve te tij”, … Dhe me të vërtetë një mik i madh i çështjes shqiptare i lindur në Shqipëri, vdiq në moshën 85 vjeçare dhe u varros në Gjermani.

Image

Atlasi

Të kaloj në temën time “Großer Arber “ e cila të zapton në mendje dhe nuk të lë të qetë pa e hulumtuar dhe gjetur se për çka është fjala.

Në një rast miku Taulant Lekaj nga Gjermania, më shkruan: “Përshëndetje Baci Fahri, maja më e larte në Pyllin e Bayernit po u thirrka „Arbëri Madh“, sot pasi rastësisht e hasa në hartë fillova të kërkoj në Google rreth rastësisë së këtij emri në këtë anë. Kush po na e zbardhë këtë mister?

Me të vërtetë e çuditshme në Gjermani, emri Arbër. A mos është rastësi, apo ka diçka që nuk e dimë ? M` u kujtuan fjalët e z. Musledin Glina: ” Një Shqiptar i lindur në Shqipëri ka ardhur në Gjermani për tu varrosur ne tokën e të parëve të tij”

Në faqen gjermane : (Großer Arber https://www.bayerischer-wald.de/Media/Attraktionen/Grosser-Arber, lexova: “Arberi i Madh me 1.456 m lartësi është maja më e lartë e Pyjeve të Bajerit. Ato anë rreth Arberit të Madh vizitohen nga 500 mijë turist në vit …” Në një libër të vitit 1279, e hasim këtë bjeshkë me emrin “Adwich “, por sipas studimeve të më vonshme, shpjegohet që emri ka rrjedhë kelte. Me 1740, gjendet për herën e parë e shënuar si Arber (. Der Name ist nach neueren Forschungen keltischer Herkunft. Im Jahr 1740 findet sich in einer Urkunde erstmals die Bezeichnung Arber. )

Image

Liqeni i Arbërit të Madh

Pse emër kelt ? Në studimin e Emerenz Margel-it “Wem die Kelten den Namen gaben “Kë dhe çka emërtonin keltët? “ (https://www.uni-regensburg.de/forschung/forschergruppe-namen/medien/pnp_2301_1802_2008.pdf ) ndër të tjera shkruan : “se si keltët i quanin malet ( bjeshkët) nuk shkruan askund, por gjuhëtarët ia kanë arritur qëllimit të “ rindërtojnë” keltishten. E dimë që malet e rrëpishme, keltet i quanin “”A (r) dwikos”. Pra sipas këtij studimi fjala Arber rrjedhë nga Ardwikos . A është shpjegim i drejtë ? (Wie die Kelten zu „Berg“ sagten, steht nirgends geschrieben. Doch den Sprachwissenschaftlern sei es gelungen, das Keltische aus späteren Sprachen zu rekonstruieren, erklärt Hackl. So wisse man auch, dass die Kelten einen hohen, steilen Berg „A(r)dwikos“ nannten. Davon leiten sich nicht nur die Ardennen ab, sondern auch der höchste Berg im Bayerischen Wald, der Arber )

Image

Liqeni i Arberit të Vogël

Në pyetjen se çka do të thotë emri Arber (Was bedeutet der Name Arber? )Emri Arber do të thotë ; “Që e bënë çdo gjë prej arit “ (Der männliche Vorname Arber bedeutet der Goldjunge, der Goldbringer.)

Nga rrjedhë emri Arber? (Woher kommt der Name Arber?)

Emër i vjetër shqiptarësh, sepse kështu quheshin ata. (Eine alter Name für das albanische (illyrische) Volk, so wurden die Albaner gennant. ) Emër të cilin e gjen në të gjitha vendet shqipfolëse. Arber ishte edhe emri i një Mbreti të rëndësishëm Ilir (Und ist der bedeutendste Name in albanischsprachigen Ländern. Arbër war auch einer der bedeutendsten illyrischen Könige. (Illyrer sind Vorfahren der heutigen Albaner )

Kuptimi i emrit Arber sipas gjermanëve:

Zur Bedeutung: Ar = Gold (auf albanisch), ber( bëre oder bëri ) = machen (auf albanisch) Der , der alles zu Gold macht.

Arber ist außerdem der Name von zwei Bergen im Bayrischen Wald (Përndryshe Arber është emri i dy bjeshkëve ( maleve ) të Malit të Bajerit, si dhe emri i dy likeneve në këto male për rreth Arberit të lartë 1.456 m.

Mbetet shumë për tu studiuar, por sa e njohim ne, shqiptarët keltishten. A kemi studiues, dhe a na intereson kjo gjë?

Kur lindi Iliri, Kelti e Gali, linden tre popuj të mëdhenj të një rrënje e që në vetvete ngërthenin shumë fise, numrin e të cilëve as që mund ta dimë. “Që nga origjina dhe disiplinat e saja, historianët dhe arkeologët janë pyetur për mundësinë e identifikimit të disa grupeve fisnore që lexoheshin në shkrimet antike” ( cilët ishin?).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Petkov: Ka forca në RMV dhe në Bullgari që nuk duan të kemi fqinjësi të mirë

Story i radhës

PAMJE/ ‘Mbretëresha’ e kartelit qëllohet 20 herë në tentativën e vrasjes, por mbijeton

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë