Petkov: Ka forca në RMV dhe në Bullgari që nuk duan të kemi fqinjësi të mirë

1 minut lexim

“Ka forca si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari që nuk duan që ne të kemi fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Ballkan”, tha sot pasdite kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për BNT.

Ai shtoi se ato forca do të përdorin çdo mundësi që kanë “në javët e ardhshme” për të bllokuar procesin. Kështu Petkov u përgjigj i pyetur për veprimet e presidentit Stevo Pendarovski, i cili javën e kaluar u takua me përfaqësuesit e maqedonasve nga Bullgaria.

“E bukura e një njeriu që ka një vizion të qartë se çfarë dëshiron të bëjë është se nuk duhet të bjerë pas provokimeve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe unë Kiril Petkov jemi përgjegjës për politikën e jashtme në marrëdhëniet tona bashkë me Qeverinë”, tha Petkov, duke shtuar se ka besim te Kovaçevski.

Petkov ka konfirmuar se nesër bashkërisht do të festohet 150 vjetori i lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. Ai tha se ndoshta do të marrë pjesë në ngjarjen në Blagoevgrad, së bashku me presidentin Rumen Radev.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sllaveski: Kërkesa për rritjen e pagës minimale është joreale dhe e pajustifikuar

Story i radhës

“Arbëri i madh” në Gjermani

Të fundit nga