Apple zbulon datën kur përdoruesit mund të testojnë versionet e reja të iOS, iPadOS, macOS dhe watchOS

June 7, 2022
1 minut lexim

Këtë vit përdoruesit nuk duhet të presin shekuj për të provuar versionin më të fundit të softuerëve të Apple.

Kompania konfirmoi betat publike të iOS 16, iPadOS 16, macOS Ventura dhe watchOS 9 do të jenë të disponueshme në Korrik.

Zhvilluesit tashmë kanë akses por ky është një lajm i rëndësishëm për përdoruesit e zakonshëm që duan të provojnë funksionalitetet e reja në pajisjet e tyre personale.

Secili përditësim ka funksionet e veta të reja si iOS 16 sjell një ekran të ri të kyçjes së bashku me përditësime të aplikacioneve Messages, Wallet, Home dhe CarPlay. iPadOS sjell punën me disa aplikacione njëherazi.

macOS Ventura gjithashtu përmirëson përdorimin e aplikacioneve në të njëjtën kohë, të kërkimeve në Spotlight dhe aplikacioneve kyçe ndërsa watchOS 9 ka përditësime të mëdha fitnesi dhe njoftimesh.

Si me çdo version beta përdoruesit duhet të jenë të gatshëm të përballen edhe me situata të pakëndshme. Versionet eksperimentale janë të paqëndrueshme dhe probleme që do të adresohen deri në debutimin zyrtar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI: Komisioni zgjedhor partiak vërteton kandidaturat për kryetar dege

Story i radhës

Snajperi ukrainas vret xhelatin famëkeq të grupit Wagner

Të fundit nga

ShkoLartë