apple thote se jane 1 8 miliarde pajisje aktive me marken e saj 61f7ef997426c

Apple thotë se janë 1.8 miliardë pajisje aktive me markën e saj

January 31, 2022
1 minut lexim

Apple ka bërë më shumë para se asnjëherë më parë gjatë sezonit të festave të fundvitit dhe rritja gjatë 2021 ka ndihmuar kompanitë të shtojë 150 milionë pajisje aktive më shumë.

Gjatë një komunikimi me investitorët ditën e djeshme CEO i Apple Tim Cook zbuloi se kompania ka 1.8 miliardë pajisje aktive.

Është një rritje krahasuar me 1.65 miliardë pajisje aktive që Apple raportoi një vit më parë dhe 1.5 miliardë pajisje aktive në Janar të 2020-ës.

Apple për herë të parë raportoi 1 miliardë iPhone aktivë vitin e kaluar ndërsa në 2016-ën kishte arritur objektivin e 1 miliardë iPhone të shitur.

Normalisht shifra 1.8 miliardë pajisje aktive përfshinë disa harduerë të Apple dhe jo vetëm iPhone.

Vitin e kaluar rivali Google zbuloi se ka 3 miliardë pajisje Android aktive që kanë aksesuar Google Play Store.

Së fundi Microsoft në fillim të kësaj jave lajmëroi se janë 1.4 miliardë pajisje Windows 10 dhe Windows 11 aktive. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ali ahmeti kujton zahir pajazitin edmond hoxhen dhe hakif zejnullahun 61f7e986951e2
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti kujton Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun

fajin e ka sovrani 61f7ef9bb2a7b
Story i radhës

Fajin e ka “sovrani”

Të fundit nga

Parashikimi i Dani Olmos

Pas stuhisë vjen gjithmonë qetësia. Dani Olmo ndodhet në këtë situatë tani. Pas një fundi shumë të komplikuar të vitit 2024 dhe një fillimi jo shumë më të mirë të vitit 2025,
ShkoLartë