Apple zbuloi ditën e sotme një seri problemesh sigurie në iPhone, iPad dhe Mac të cilët potencialisht i hapi rrugën sulmeve të hakëreve deri në masën që të marrin nën kontroll pajisjet e përdoruesve.
Kompania publikoi dy raporte sigurie të cilat nuk morën vëmendjen e duhur nga mediat e teknologjisë.
Shpjegimi i Apple për problemet e sigurisë duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë përdoruesit, sepse përmes tyre hakerët mund të fitojnë akses të plotë në pajisje.
Kështu ata mund të imitojnë përdoruesin e pajisjeve dhe të përdorin çdo aplikacion apo softuer në emrin e tyre.
Ekspertët e sigurisë kanë këshilluar përdoruesit të përditësojnë sa më parë pajisjet e prekura:
- Nga iPhone 6S deri tek modelet e fundit të iPhone
- Modelet iPad nga gjenerata e pestë dhe më tutje
- Të gjithë modelet iPad Pro dhe iPad Air 2
- Të gjithë kompjuterët MacOS Monterey
Në raportet e sigurisë Apple nuk dha detaje se ku dhe si u zbuluan problemet e sigurisë por citoi hulumtues anonim.
Kompanitë e softuerët komercialë të përgjimit si ajo Izraelite NSO Group shquhen për identifikimin dhe shfrytëzimin e këtyre problemeve të sigurisë, duke i përdorur në maluerë që infektojnë smartfonët e viktimave.
NSO Group është vënë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Tregtisë. Spyware i saj është përdorur kundër gazetarëve, kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Evropë, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine.
/PCWorld Albanian