Apple mund të anulojë iPhone “buxhetor”

December 21, 2022
1 minut lexim

Apple do të anulojë ose të shtyjë prodhimin e telefonit të planifikuar për 2024, iPhone SE 4, tha analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo në një seri cicërimash.

Kuo tha se besonte që Apple ose të vonojë ose të anulojë plotësisht prodhimin e pajisjes për shkak të shitjeve të dobëta të modeleve të rangut të mesëm dhe të ulët si iPhone SE 3, iPhone 13 mini dhe iPhone 14 Plus.

Sipas tij dizajnët me ekran të plotë që Apple kishte menduar për iPhone SE 4 kërkojnë kosto më të larta prodhimi dhe kjo do të rriste çmimin më tutje duke bërë që të ri-konsiderojë pozicionimin e produktit nëse është i aftë të rikthejë investimin.

Sfidat ekonomike globale në 2023 gjithashtu përbëjnë shqetësim për kompaninë.

Shumë spekulime kanë sugjeruar se Apple është duke punuar në një version të ri të iPhone SE me pajisjen e parashikuar të debutonte në 2024. Apple ka qenë duke zhvilluar një model të ngjashëm me iPhone XR me një ekran që zë pjesën më të madh ballore të telefonit duke eliminuar Touch ID dhe butonin fizik Home.

Thuhej se iPhone SE 4 do të kishte ekran 6.1-inç LCD ose OLED së bashku me një “notch” siç e kanë modelet aktuale të iPhone 14. Por smartfonët me ekrane të vogla nuk kanë provuar asnjëherë sukses për Apple.

Për shkak të shitjeve të dobëta Apple ndërpreu shitjet e iPhone 12 dhe 13 e madje modelit iPhone 14 Plus që duhej të ishte një variant me kosto të përballueshme i iPhone 14 Pro Max ka pasur performancë të dobët. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan takon homologun e tij senegalez, Macky Sall

Story i radhës

Putin: Armët moderne përbëjnë 91 për qind të treshes bërthamore të Rusisë

Të fundit nga

ShkoLartë