Presidenti Erdoğan takon homologun e tij senegalez, Macky Sall

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidentin e Senegalit, Macky Sall, transmeton Anadolu Agency (AA).

Para takimit, që u mbajt me dyer të mbyllura për median, Erdoğan priti homologun e tij senegalez me një ceremoni të mbajtur para presidencës.

Në ceremoni u vendosën edhe flamujt që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.

pas takimit, Erdoğan dhe Sall pozuan për gazetarët dhe më pas kaluan në takimin kokë më kokë.

Presidenti Erdoğan do të organizojë një drekë zyrtare për nder të presidentit senegalez.

Pas drekës pritet që dy liderët të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.





Story i mëparshëm

Në ditët e fundit të vitit 2022, Tayna u drejtohet fansave: Jam e lumtur që ju kam ndihmuar në ndonjë mënyrë

Story i radhës

Apple mund të anulojë iPhone “buxhetor”

Të fundit nga