Apple lançon iOS dhe iPadOS 15.4

March 15, 2022
1 minut lexim

Ditën e sotme Apple lançoi iOS 15.4 dhe iPadOS 15.4 dhe janë përditësimet e 4-rta madhore të iOS 15 dhe iPadOS 15 që kur debutuan në Shtator.

Versionet 15.4 janë përditësime të mëdha dhe sjellin disa funksionalitete të reja për iPhone dhe iPad.

iOS 15.4 dhe iPadOS 15.4 mund të shkarkohen duke shkuar në Settings > General > Software Updates.

Face ID me Maskë

Me iOS 15.4 tashmë ekziston një opsion për tu kyçur në iPhone edhe nëse po mbani një maskë pa pasur nevojë për harduerë ekstra siç ishte më parë Apple Watch.

Apple paralajmëron se një Face ID e plotë pa maskë është opsioni më i sigurte por gjithësesi tani mund të qaseni edhe nëse keni një maskë.

Funksionaliteti është i kufizuar vetëm për modelet iPhone 12 dhe iPhone 13 prandaj nuk është i disponueshëm në iPhone 11.

Emojis

Përditësimet e Pranverës zakonisht sjellin karaktere të reja emoji dhe iOS 15.4 nuk përbën përjashtim. Këto përditësime sjellin mbështetje për Emoji 14 duke shtuar 37 karaktere të reja dhe 75 tone lëkure duke e dërguar në 112 karaktere të reja.

Fytyra të reja janë integruar siç është një emoji përshëndetës, fytyrë me sytë e hapur dhe duart mbi gojë, fytyrë me duart që mbulojnë sytë, formë diagonale e gojës etj.

Animacione 120Hz për aplikacionet e palëve të treta

Pasi debutuan modelet e reja iPhone 13 Pro, përdoruesit vunë re se aplikacionet e palëve të treta nuk tregonin animacionet në frekuencën e plotë 120Hu ProMotion.

Apple tha se ekzistonte një problem me Core Animation dhe se do të adresohej me iOS 15.4. Me versionin e fundit eksperienca tashmë është më e ëmbël dhe fluide e përdorimit të aplikacioneve.

Zëri i ri Siri

iOS 15.4 sjell një zë të ri të asistentit virtual Siri i cili mund të aktivizohet duke shkuar në Siri & Search dhe përzgjedhuar Siri Voice.

Bllokimi i përgjimit në AirTags

Në iOS 15.4 Apple ka shtuar masa të reja të cilat parandalojnë përgjimin përmes AirTags. Kur përdoruesi aktivizon përherë të parë një AirTags në telefon shfaqet një njoftim që i thotë se pajisja tashmë është e lidhur me Apple ID e përdoruesit dhe shfrytëzimi i AirTags për të përgjuar të tjerët përbën krim.

/PCWorld Albanian

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Borrell në Tiranë: Ka ardhur koha e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Story i radhës

E papritur: Prezantuesja e televizionit rus jep dorëheqje dhe largohet nga vendi

Të fundit nga

ShkoLartë