Ka diçka emocionuese kur provoni versione të reja të sistemit operativ. Pajisja juaj në mënyrë të papritur duket sikur të jetë e re edhe njëherë.
Ai moment ka ardhur tashmë për përdoruesit e Apple me kompaninë e cila lançoi versionet eksperimentale për testim publik të iOS 17, iPadOS 17, watchOS 10 dhe macOS Sonoma.
Versioni i ri iOS 17 sjell disa përditësime nga dizajni tek prakticiteti. Mund të përshtatni çfarë njerëzit shohin kur ju i telefoni, të vendosni një thirrje në postën zanore me transkriptim në kohë reale ose ti dërgoni dikujt një mesazh video ose audio nëse nuk përgjigjen në FaceTime.
Nga ana tjetër iPadOS 17 është më tepër një version plotësues i iPadOS 16 që ngeli pas me disa funksionalitete siç ishte përshtatja e ndërfaqes së ekranit të kyçjes, aplikacioni Health dhe mbërritja e mini-aplikacioneve(widgets) interaktive.
watchOS është një përditësim i madh për Apple Watch e cila vë theksin tek mini-aplikacione por rimodelon aplikacionet bazë dhe përmirëson funksionalitetet e fitnesit. Ndërkaq macOS Sonoma sjell mini-aplikacionet në desktopët e Mac duke përmirësuar Safari-n, video thirrjet dhe eksperiencën gaming.
Apple zbuloi risitë e këtyre versioneve në konferencën WWDC në Qershor dhe lançoi versionet e para eksperimentale për zhvilluesit. Tashmë të gjithë përdoruesit të cilët duan të guxojnë dhe provojnë risitë e fundit mund ti shkarkojnë këto versione eksperimentale. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL