anya taylor joy ne qender te vemendjes paraqitja e saj elegante merr gjithe shkelqimin 6acdc7fb9c429

Anya Taylor-Joy në qendër të vëmendjes, paraqitja e saj elegante merr gjithë shkëlqimin

October 13, 2026
1 minut lexim

Tetori njihet si muaji i historive misterioze, kungujve të vjeshtës dhe gjetheve që fillojnë të bien nga pemët. Megjithatë, atmosfera festive e Krishtlindjeve tashmë ka nisur të ndihet, falë fushatës së re magjike të Dior Beauty, me protagoniste aktoren e njohur Anya Taylor-Joy.

Aktorja 30-vjeçare britaniko-argjentinase ka mahnitur me elegancën e saj, duke u shfaqur me një fustan krem, të kombinuar me këpucë të bardha me taka të ulëta, të zbukuruara me një fjongo delikate.

Në fotografitë e realizuara për fushatën festive, ajo shfaqet duke shkëmbyer dhurata me modelen 22-vjeçare Deva Cassel, e cila kishte zgjedhur një fustan të bardhë pa rripa, të kombinuar me taka të zeza, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Image

Anya Taylor-Joy.

Dy bukuroshet pozojnë pranë një peme të Krishtlindjeve, të frymëzuar nga ëmbëlsirat tradicionale me xhenxhefil dhe të zbukuruar me drita vezulluese, duke krijuar një atmosferë përrallore.

Në këtë fushatë, e cila fton publikun të shijojë magjinë e festave të fundvitit, Anya Taylor-Joy shfaqet e rrethuar nga flokë dëbore të ndriçuar, ndërsa flokët e saj të gjatë biondë i bien hijshëm mbi shpinë.

Image

Anya Taylor-Joy.
Image

Anya Taylor-Joy.

Si ambasadore globale e markës Dior, aktorja sjell një kombinim të elegancës, bukurisë dhe atmosferës festive, duke i dhënë një shkëlqim të veçantë fushatës së këtij viti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

frika nga mobilizimi i putinit ruset largohen nga vendi qirate ne armeni dhe gjeorgji pesojne rritje 6acdc7331b1e0
Lajmi i mëparshëm

Frika nga mobilizimi i Putinit, rusët largohen nga vendi – qiratë në Armeni dhe Gjeorgji pësojnë rritje

Të fundit nga

ShkoLartë