Anulohet vizita e Lavrovit në Serbi

min lexim

Vizita e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në serbi është anuluar, shkak është bërë mbyllja e hapësirës ajrore.

Një burim bëri me dije për Interfax, se Sergei Lavrov nuk do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi shtet rreth Serbisë kanë mbyllur hapësirat ajrore për avionët që nisen nga Rusia.

Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën.

Diplomacia jonë ende nuk e ka zotëruar teleportimin,” tha burimi.

Nuk ka asnjë koment nga ministria e jashtme ruse.

Serbia, e cila ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, ka shmangur presionin për të marrë anën për pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç ranë dakord muajin e kaluar se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë, ndërsa vendeve të tjera janë ndërprerë për shkak të refuzimit të pagesës së gazit rus në rubla.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Media greke çudit për Kosovë: Nëse kjo Kombëtare mëson…

Story i radhës

Messi shënon pesë gola, e turpëron këtë kombëtare 

Të fundit nga