Antalia, Osmani takon kryemisnitrin bullgar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, takoi kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se në takim u bisedua për konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe si i njëjti do të reflektohet në raport me sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

“Na duhen mesazhe të qarta dhe të pahamendshme si garantues të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Integrimi ynë evropian po bëhet një çështje sigurie dhe vetëm një hap pozitiv në këtë drejtim do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e të gjithë kontinentit evropian.”, citohet të ketë deklaruar minsitri Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drita me mungesa! Tahiri: na pret një ndeshje mjaft me rëndësi 

Story i radhës

EU Crypto Industry Calls to Arms as Bitcoin & Ethereum Ban in Cards Again

Të fundit nga