Drita me mungesa! Tahiri: na pret një ndeshje mjaft me rëndësi 

Drita nga Gjilani kërkon pikë të plota në Klinë ndaj Dukagjinit të papërshtatshëm.

Futbollisti i Dritës Ardit Tahiri, theksoi së përkundër kohës së shkurtër nga ndeshja e javës së 24-të, FC Drita është gati dhe synojnë fitoren në çdo ndeshje të mbetur kampionale. Ndeshje luhet nesër në orën 13.00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

“Nesër na pret një ndeshje mjaft me rëndësi, ne duhet ta harrojmë ndeshjen e kaluar në të cilën zhvilluam një lojë të mirë.

Ishte kohë e shkurtë për t’u rigjeneruar dhe përgatitur ndeshjen e radhës ndaj KF Dukagjinit, por kemi analizuar kundërshtarin dhe nesër presim vetëm fitore e tri pikë. Ka qenë privilegj të luaj në derbin që secili futbollist e ëndërron, e merituam fitoren sepse ishte ndeshje shumë e bukur, por ne do të fokusohemi te takimi i radhës që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shpallemi kampion”, potencoi Tahiri.

Gazetarët e pranishëm pyetën për vazhdimësinë e kampionatit, ndeshjet e kaluara, rezultatet dhe synimet e DRITËS në pjesën e mbetur të kampionatit.
Për këtë, trajneri ynë, Ardian Nuhiu theksoi se FC Drita nuk do të dorëzohet asnjëherë, sidomos në një kampionat të rivalizuar e ku fituesi do të vendoset krejt në fund.

“Nuk do të dorëzohemi asnjëherë përderisa matematikisht mund ta kapim kreun, sepse të gjitha skuadrat që jemi lart mund ta vazhdojmë luftën.

Po shohim një kampionat të barabartë, ku secili është mposhtur dhe ka ende ndeshje ku do të përballemi mes veti dhe ekipi që do të gabojë më pak do të vazhdojë rrugën për pjesën e epërme të tabelës.

Kjo të jep shpresë se nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment dhe duhet të shfrytëzohet rasti, të luftohet deri në fund dhe kam besim se do të kthehemi. Do të jetë kampionat i rivalizuar deri në fazën finale ku do të vendoset gjithçka”, tha Nuhiu.

Nuhiu njoftoi se nesër do të mungojnë Arbnor Muja dhe Ardian Limani për shkak të lëndimeve, ndërsa Ardian Cuculi për shkak të kartonit të kuq në fund të ndeshjes së kaluar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët e PSG-së kërkojnë largimin e bujshëm

Story i radhës

Antalia, Osmani takon kryemisnitrin bullgar

Të fundit nga