Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare i RMV-së po qëndron në Mbretërinë e Jordanisë, në qytetin e bukur të Akabës, me ftesë të autoriteteve vendase dhe mbështetje nga Ministria e Kulturës së Jordanisë.
Me performanca magjepsëse që reflektojnë shpirtin e pasur të kulturës shqiptare, ansambli ka bërë një prezantim dinjitoz në çdo natë të aktivitetit, duke tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut vendas.
Është hera e parë që kultura dhe vallja shqiptare prezantohen në këtë vend, një arritje e madhe që shënon një kapitull të ri në promovimin ndërkombëtar të trashëgimisë sonë kulturore.
Ansambli, krenaria e gjithë shqiptarëve, po tregon me profesionalizëm dhe pasion bukurinë e traditave tona, duke e bërë Jordaninë të përjetojë emocionet e artit shqiptar.