kurti lavdi vepres se gjergj kastriotit skenderbeut per jete e mot 678aea33ee42d

Kurti: Lavdi veprës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për jetë e mot!

January 18, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar heroin e kombit shqiptar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu në 557-vjetorin e vdekjes, shkruan “Bota sot”.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “ai ka mbetur jo vetëm një gurthemel i çmuar i kombformimit te shqiptarët, por një hero edhe për kohën tonë gjithashtu”.

Postim i plotë:

Në kujtim të Skënderbeut, heroit tonë të të gjitha kohërave

Edhe 557 vite pas vdekjes së tij, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vazhdon të na shërbej si shembull i rezistencës për liri dhe të na frymëzoj në rrugën e shtetndërtimit dhe krijimit të aleancave me Perëndimin. Skënderbeu vdiq në një ditë si sot, më 17 janar 1468, por ai ka mbetur jo vetëm një gurthemel i çmuar i kombformimit te shqiptarët, por një hero edhe për kohën tonë gjithashtu. Vërtetë lavdia e figurës së Skënderbeut i ka rrënjët në Arbërinë e shekullit të XV, por degët e tij shtrihen në të gjitha trevat shqiptare, sikurse frytet e saj që ushqejnë vetëdijen më sipërore politike ndër shqiptarë.

Lavdi veprës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për jetë e mot!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

34 vjetori themelimit te pd se mirdite noka e gjekmarkaj jemi ne prag te rikthimit ne pushtet 678ae0d542388
Story i mëparshëm

34-vjetori themelimit të PD-së Mirditë, Noka e Gjekmarkaj: Jemi në prag të rikthimit në pushtet

maresca per yllin e ekipit nuk e di nese do te stervitet 678aedf15f13f
Story i radhës

Maresca për yllin e ekipit: Nuk e di nëse do të stërvitet

Të fundit nga

ShkoLartë