ngjarjet e dates 18 janar 678af22a1e7f3

Ngjarjet e datës 18 janar

January 18, 2025
1 minut lexim

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00)

Nisin punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan. (Ora 10:00)

Nisin punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan. (Ora 10:30)

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” mban konferencë për media. (KDI, rruga “Bajram Kelmendi”, numër 239, Prishtinë, ora 11:00)

Zbulohet pllaka përkujtimore për masakrën e Gjilanit 1944-1945. (Vendi para Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Gjilan, ora 11:00)

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian mban konferencë për media. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 14:30-15:00)

Koalicioni AAK-NISMA-KONSERVATORËT-FORUMI INTELEKTUAL E30-IDEAL mban tubim me rininë. (Restoranti “Maturanti”, Deçan, ora 16:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral. (Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta”, Gjilan, ora 16:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku mban takim me banorët e Gurrakocit të Istogut. (Palestra e Sportit “Martin Camaj”, Gurrakoc, ora 16:00)

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza merr pjesë në tubimin me qytetarët e Komunës së Obiliqit. (Shkolla “Ibrahim Rugova”, ora 16:30)

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja Bedri Hamza merr pjesë në tubimin me qytetarët e Komunës së Podujevës. (Restoranti ”Artela”, ora 18:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku mban tubim elektoral. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 18:00)

Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku mban takim me banorët e Miradisë së Poshtme. (Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”, Miradi e Poshtme, Fushë Kosovë, ora 20:00).

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

konsiderohej e vdekur prej kohesh nga autoritetet ja si e zbuloi lajmin shokues qytetarja 678af176b4187
Story i mëparshëm

Konsiderohej e vdekur prej kohësh nga autoritetet, ja si e zbuloi lajmin shokues qytetarja

keta jane pese finalistet e big brother vip kosova 3 678af3573e802
Story i radhës

Këta janë pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3

Të fundit nga

ShkoLartë