Ankthi në adoleshencë/ Rriten rastet, mjekja: Janë shtuar vizitat, referohen edhe nga shkollat

May 15, 2022
1 minut lexim

Rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër thonë se përveç prindërve janë dhe shkollat të cilat referojnë raste të adoleshentëve që shfaqin ankth , pagjumësi apo janë agresive si ndaj njëri-tjetrit ashtu edhe ndaj mësuesve. Numri i vizitave nga pesë në ditë , është dyfishuar në 10 apo 12 raste .

“Dy vite pandemi kanë lënë pasoja edhe në shëndetin mendor të fëmijëve por mjekët fajësojnë më së shumti teknologjinë , qëndrime me orë të zgjatuara në telefon apo I pad”, tha mjekja psikiatre.

Grupmosha më e prekur janë ata gjashtë deri në 12-13 vjeç, thonë mjeket. Ata këshillojnë që prindërit t’u qëndrojnë më pranë fëmijëve, të bisedojnë me ata .

Por nga ana tjetër nuk duhet të miqësohen shumë përtej limiteve, pasi shpesh u plotësojnë çdo dëshirë duke humbur autoritetin e prindit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“BMW” hyn përmes sheshit, përplas 6 vjeçaren, autori ja mbath nga vendngjarja

Story i radhës

​Trump: Nuk ka shans që Musk ta blejë Twitter-in

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
sqmken
ShkoLartë