“BMW” hyn përmes sheshit, përplas 6 vjeçaren, autori ja mbath nga vendngjarja

Një prind nga Prishtina ka rrëfyer se si sot vajza e tij 6-vjeçare është goditur nga një veturë midis sheshit “Nëna Tereza”, në Prishtinë ku është e ndaluar lëvizja e makinave.

Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se një vozitës me veturë të tipit BMW pasi e goditi vajzën e tij, iku nga vendi i ngjarjes dhe siç thotë ai ende nuk është arrestuar nga policia.

Ai thotë se vajza ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.

Postimi i tij:

Sot ne mengjes, nje te diele te qete vikendi dola per te pire kafen e mengjesit ne sheshin e Prishtines me bashkeshorten dhe 2 femijet e mi (vajza Aria gjashte vjece dhe djali Arktiku shtate vjec).

Femijet me vete kishin edhe bicikletat e tyre, nje qytetar i kohes se paleolitit(egersire) rreth ores 09:40 hyn me nje veture BMW sheshit te Prishtines nga Hotel Swiss Diamond dhe del tek rruga e kafiterise Zanzi Bar meqe rast e godet vajzen time ne sheshin “Nena Tereze” dhe me nje shpejtesi te madhe ik nga vendi i ngjarjes.

Te gjithe ne mbetem te shokuar nga kjo ngjarje bizare. Cfare njeriu duhet te jesh te hysh ne shesh, te godasesh nje femije 6 vjec dhe aq me pak te ikesh nga vendi i ngjarjes.

Ekipet e Emergjences dhe Policise dolen ne vendin e ngjarjes. Vajza ka pesuar gervishtje dhe ndrydhje, ndersa emocionalisht eshte e shqetesuar.

Falenderoj qytetaret e pranishem per solidaritetin dhe ndihmen e ofruar, gjithashtu falenderim i vecant edhe per ekipin e emergjences./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ai ishte shumë agresiv… Nuk e di, a mori Viagra apo drogë?”/ Rrëfimet e trishtueshme të grave për përdhunimet seksuale nga rusët

Story i radhës

Ankthi në adoleshencë/ Rriten rastet, mjekja: Janë shtuar vizitat, referohen edhe nga shkollat

Të fundit nga