Ankohet drejtori i PSG-së

March 10, 2022
1 minut lexim

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka mbetur i dëshpëruar nga eliminimi i parisienëve nga Liga e Kampionëve.

Braziliani ndërkohë e ka komentuar edhe gabimin trashanik të portierit italian Gianluigi Donnarumma tek goli i Karim Benzemas.

Sipas tij, ky aksion është dashur të ndalej nga gjyqtari dhe të akordohej ndërhyrje e palejuar.

“Gabimi ekziston, sepse ai e bëri një zgjidhje të rrezikshme. Por, faulli ishte evident. Nuk e di se përse gjyqtari nuk e ka rishikuar rastin me VAR. Ishte një gabim vendimtar i tij. Jemi të zhgënjyer që dolëm nga Championsi në këtë mënyrë”, deklaroi ish-futbollisti i njohur brazilian për “Amazon”.

“Zhgënjimi është i madh, e kemi kontrolluar lojën deri në çerekun e parë të pjesës së dytë. E kishim avantazhin 2:0 pas dy përballjeve, dukej se gjithçka ishte në kontroll. Por, ishte një gabim vendimtar i gjyqtarëve dhe ne më pas hasëm në vështirësi për ta menaxheri atë moment e tutje”, përfundoi Leonardo. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPB: 113 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion

Story i radhës

Bora Zemani merr dhuratën e veçantë në mes të emisionit

Të fundit nga

ShkoLartë