Andonovski nga për Raportin e KE-së: “Fjala më e përdorur është se nuk ka përparim”

Ka arsye se pse Qeveria nuk organizon festime pompoze, ngjarje muzikore, konferenca të gjata për shtyp dhe panele ku mburren me sukseset e tyre për integrimet europiane, thotë Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE. Siç thotë, është e qartë se në integrimet europiane, korrupsioni dhe sistemi jofunksional u bënë problem më i madh se problemet dypalëshe që i ka Maqedonia.

“Ky është Raporti i Ngecjes. Fjala ngecje ose nuk ka progres është fjala më e përdorur në Raport. Për fat të keq, raporti përdor vazhdimisht fjalët: korrupsion në çdo sferë, vendime të diskutueshme, ndërhyrje e autoriteteve në drejtësi, vjetërsim i çështjeve me ndryshimin e ligjeve, nuk ka progres, nuk ka vullnet, nuk ka resurse etj”, pohoi Stefan Andonovski – VMRO-DPMNE.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Shukoviq: Vuçiq solli një qeveri, detyra e së cilës është të pengojë Malin e Zi të anëtarësohet në BE

Story i radhës

Izraeli rrethon spitalet Al-Rantisi dhe Al-Nasr në Gaza

Të fundit nga