Shukoviq: Vuçiq solli një qeveri, detyra e së cilës është të pengojë Malin e Zi të anëtarësohet në BE

Më 30 gusht 2020, Aleksandër Vuçiq solli në krye të Malit të Zi forcat politike detyrat e së cilës janë që ta pengojnë futjen e Malit të Zi në BE. Kështu tha gazetari malazez  Darko Shukoviq.

“Për Vuçiqin, mundësia e hyrjes së Malit të Zi në Bashkimin Evropian para Serbisë është një makth. Ai bëri gjithçka, haptas dhe paturpësisht ndërhyri në punët e brendshme të Malit të Zi për ta parandaluar atë, për të sjellë një qeveri të nënshtruar që nuk do të lejonte që Mali i Zi të bëhej një anëtar i BE-së para Serbisë”, tha ai.

Shukoviq e krahason regjistrimin e popullsisë në Malin e Zi me një ndeshje fikse dhe shton se do të ishte e papranueshme dhe jo inteligjente të pranohej pjesëmarrja në të, me shpresën naive se mund të përfundojë me një rezultat të ndryshëm nga ai i planifikuar nga ai që e rregulloi ndeshjen.

Ai përkujton se Vuçiq ka tre vite të tëra që ka përgatitur rezultatin e atij operacioni.

“Pa turp e shpall regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi një nga interesat prioritare të shtetit të Serbisë. Cila është logjika të heqë dorë nga ai synim kur ai mban të gjitha instrumentet për të arritur atë qëllim në duart e tij?”, puet gazetari.

Prandaj ai beson se bojkotimi i regjistrimit është e vetmja përgjigje korrekte ndaj planit të Vuçiqit, me vërejtjen se ekziston një mënyrë për të parandaluar efektivisht këtë plan nga Beogradi zyrtar.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Istogu gati për derbin e madh

Story i radhës

Andonovski nga për Raportin e KE-së: “Fjala më e përdorur është se nuk ka përparim”

Të fundit nga