Andi Bushati ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit Rama

Analisti Andi Bushati thotë se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kontrollojnë SPAK-un, edhe pse ky i fundit nuk arriti që të vendoste në krye të këtij institucioni, kandidatin që preferonte.

Në një intervistë televizive, Bushati u shpreh se Rama ka tentuar që në çdo institucion të vendosë “kukullat” e tij.

“Mbetet një mister në fakt. SPAK-un nuk e ka lënë, SPAK-un prapë e kontrollon qeveria, por Rama nuk arriti të vërë atë që donte. E rëndësishme është tentativa.

Pra, tentativa është për të vendosur kukulla personale, qoftë edhe Presidentin e Republikës, kemi një personalizim të skajshëm të shtetit nga Edi Rama. Disa ishuj të fundit që i kanë mbetur, janë disa ishuj të papërfillshëm mediatik”, theksoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lojtarin e Shqipërisë e përzgjedhin tek 10 më të mirët e botës

Story i radhës

Qeveria me vendim, rritet vlera e parave të aplikacionit “TVSH-ja Ime”

Të fundit nga