Ancelotti zbulon çfarë e bëri të largohej nga PSG-ja

April 26, 2022
1 minut lexim

Carlo Ancelotti kaloi dy vite në “Parc des Princes” midis viteve 2011 dhe 2013, ndërsa vendosi të largohej nga Paris Saint-Germain pa i përfunduar kontrata. Italiani ka shpjeguar së fundmi se pse vendosi të largohej nga PSG-ja, duke treguar se si te parizienët i thyen besimin.

Tekniku i Real Madrid, ka zbuluar ultimatumin që i vendosën në ndeshjen e Champions League kundër Portos, ku iu kërkua “fito ose je i pushuar”.

Ancelotti drejtoi PSG-në në fitoren e titullit të sezonit 2012-2013 të Ligue 1 si dhe e çoi ekipin deri në çerekfinalet e Champions League, ku u mundën nga Barcelona.

Trajneri ka zbuluar se çfarë ndodhi përpara këtij takimi, në fazën e grupeve ku kundër kishin Porton dhe që iu vendos kusht fitorja, gjë e cila e bëri italianin të vendoste për largimin nga parizienët.

Duke folur për “Movistar +”, Ancelotti theksoi: “Shkova te PSG-ja falë Leonardos, të cilin e menaxhova si lojtar te Milani. Ishte një klub që ishte blerë së fundmi nga Katari.

Më pëlqeu shumë projekti. Ne filluam të ndryshojmë strukturën e seancave stërvitore etj. Më pëlqeu projekti, por në vitin e dytë ata nuk ishin aq të kënaqur me mua. Ata më thanë se nëse nuk do të mundja Porto-n, do të më shkarkonin.

Unë u thashë atyre ‘si mund të ma thoni mua këtë, kjo na thyen besimin’. Vendosa të largohem në shkurt edhe nëse do të donin të më rinovonin.”

Ai mori drejtimin e Real Madrid pas largimit nga PSG-ja dhe në sezonin debutues në kryeqytetin spanjoll fitoi Champions Leaguen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Gostivar gjendet trupi i pajetë i gruas së therur me thikë! Prokuroria: Po kërkohet autori

Story i radhës

Afrim Muçiqi del para gjykatës, kjo është arsyeja

Të fundit nga

ShkoLartë