ancelotti peson humbjen e pare si trajner i brazilit 68c14733bc2e7

​Ancelotti pëson humbjen e parë si trajner i Brazilit

September 10, 2025
1 minut lexim

Bolivia ka mposhtur Brazilin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Goli i vetëm u shënua nga Miguelito në fund të pjesës së parë, duke i shkaktuar Carlo Ancelottit humbjen e parë si trajner i Seleção-s pas katër ndeshjesh.

Ndeshja, e zhvilluar në mbi 4,000 metra lartësi në La Paz, u shoqërua me tensione dhe akuza për kaos në organizim. Presidenti i Federatës Braziliane, Samir Xaud, u shpreh i zemëruar: “Luajtëm kundër 14 lojtarëve, me polici, gjyqtarë dhe ndërhyrje të tjera që e kthyen ndeshjen në një turp”.

Ancelotti, nga ana tjetër, tha se ishte një përballje e vështirë në aspektin fizik e teknik, duke e përshkruar si “një lloj tjetër futbolli”.

Me këtë fitore, Bolivia siguroi vendin në play-off-in ndërkontinental për një biletë në Botërorin 2026, ndërsa Brazili është tashmë i kualifikuar për turneun që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tabaku shkollat bosh tregojne krizen e nje kombi qe nuk gjen siguri ne kete sistem 68c146d72ddb5
Lajmi i mëparshëm

Tabaku: Shkollat bosh tregojnë krizën e një kombi që nuk gjen siguri në këtë sistem

te kerkuarit per sulmin terrorist ne banjske te pranishem ne ndeshjen serbi angli u perfshine ne dhune dhe thirrje kosova eshte serbi 68c1474040c8e
Lajmi i radhës

Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë