Carlo Ancelotti nuk ishte shumë i shqetësuar për humbjen 3-0 në “El Clasico” amerikane, pavarësisht rezultatit bindës në disfavor të Real Madridit.
Trajneri italian preferon t’i qëndrojë lojës së skuadrës dhe ndjenjave të mira që madrilenët përcollën në shumë faza të ndeshjes:
“Ka pasur shumë gjëra të mira. Loja ka qenë e mirë, ne kemi bërë presion të fortë, kemi pasur mundësi, lëvizshmëri… E keqja është se nuk kemi qenë të mirë si grup në pjesën e parë. Barcelona e nisi shumë ofensive dhe e shënoi shpejt golin e parë.
Na dhemb të humbasim, por mbaj mend gjërat e mira që kemi bërë.
Për një orë skuadra ka luajtur shumë mirë”.
Mbi pesë shtyllat (dhe traversat) e kësaj miqësoreje, Ancelotti shtoi:
“Pesë shtylla në një ndeshje janë mjaft të rralla… Unë mendoj se nuk më ka ndodhur kurrë. Më dukej sikur kishte një mur në portën e Barçës. Tani për tani mendoj se ishte një ekip i ri, vlen fakti se si u përshtatën të rinjtë…
Ka shkuar mirë. Ne duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Pa një qendërsulmues fiks ne krijojmë mundësi, kështu që do të vazhdojmë me këtë ide.
Sot doja të shihja të rinjtë. Ata më bindën. Më pas, e di se sa mund të kontribuojnë Modric dhe Kroos. Ideja ishte që t’iu jepnim minuta atyre që startuan. Në miqësoren tjetër, ata që nuk kishin aq shumë minuta sot, do të luaj më shumë”.
E ardhmja – “Tranzicioni nuk ka filluar tani. Filloi me Rodrygo, Vinicius, Camavinga…, ata gradualisht do të marrin më shumë rëndësi. Unë shoh një të ardhme shumë të mirë në këtë ekip”.
Lëndimi i Guler – “Arda ka një problem me gjurin…, shpresoj se mund ta zgjidhë atë në Madrid. Për të do të ketë një program individual. Edhe Mendy ka një problem muskulor. Ka qenë mirë deri më tani dhe shpresojmë se nuk është asgjë serioze”.
Pozicioni i Vinicius – “Vinicius po përshtatet mirë për të luajtur nga brenda. Ka qenë i rrezikshëm. Ka goditur dy traversa ndaj Barcelonës, shpërdori një tjetër shans, penalltinë… Pra, ka qenë protagonist pozitiv i lojës”.
Penalltitë – “Ne jemi duke testuar. Sot mungonte Modric, i cili zakonisht i ekzekuton penalltitë. Mund të jenë Vinicius, Rodrygo…, jemi duke testuar”.