Analisti Xhezairi: Zhvillimet në Ukrainë nuk e favorizojnë “Ballkanin e Hapur”, momenti që Rama të flasë

March 4, 2022
1 minut lexim

schedule19:54 – 4 Mars, 2022

I ftuar në ‘Radarin Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, analisti maqeonas Seladin Xhezairi ka folur për të ardhmen e ‘Ballkanit të Hapur’, pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Ukrainë por edhe qendrimet e mbajtura në rajon.

Xhezairi tha se duke patur parasysh qendrimin e fundit të Serbisë e cila njeh integritetin territorial të Ukrainës, por nuk i bashkohet sanksioneve të perëndimit, atëherë zhvillimet nuk flasin në favor të ‘Ballkanit të Hapur’.

Ndërsa shtoi se tani ëhstë radha e kryeministrit shqiptar Edi Rama që të flasë për këtë pjesë, pasi në Shkupin zyrtar ‘Ballkani i Hapur’ nuk është më një temë aq e favorshme.

‘Unë gjykoj se gjithçka është në duart e kryeministrit Edi Rama sepse edhe në Shkup nuk ka ndodnjë disponim për Ballkanin e hapiur. Më vjen mirë që Rama po flet sëfundmi dhe për koridorin e tetë, i cili deri vonë nuk përmendej nga Rama-Zaev-Vuçic. Por duhet parë edhe pozicionimi i palës bullgare ku jo më larg se dy ditë më parë kryeministri Petkov u përball me një paraqitje publike anti-nato dhe pro ruse, që është një problem shtesë për Ballkanin Perëndimor. Besoj për Ballkanin e Hapur zhvilimet nuk janë më në favort, ndërkohë që duhet të presim pozicionimin e Vuçiçit’, tha Xhezairi.

Ndërkohë ai foli dhe për zhvilimet e fundit në Malin e Zi ku për herë të parë ka një kryeminsitër shqiptar, duke e çuar në tre numrin e tyre në Ballkan, përfshirë Edi Ramën dhe Albin Kurtin.

Xhezairi tha se nëse mbahen premtimet politike në Maqedoninë e veriut për 100 ditë edhe atje do të kemi një kryeministër shqiptar i cili do të dalë ga radhët e partisë së Ali Ahmetit. Ndërsa shtoi se për Abazoviç do të jetë shumë i vështirë mandati pasi përlllë ka partitë proruse.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina dha shembull si mbrohet atdheu

Story i radhës

Fundjava me shi dhe borë, pranvera është ende larg

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë