analisti rrefen takimin me parashqevi simakun ajo ishte rende 6786e2b668dd0

Analisti rrëfen takimin me Parashqevi Simakun: Ajo ishte rëndë

January 15, 2025
1 minut lexim

Analisti Arjan Curri pak ditë më parë ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ai deklaroi se gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, andaj duhet patjetër mjekim urgjent që Parashqevia të shërohet.

Curri shtoi se ende nuk e ka marrë veten nga ai takim me ikonën e muzikës, historinë e së cilës e konsideron tragjike.

“Pash; që për Prashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani.

Unë në respekt të tyre kam vendosur të heshtë, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të.

Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë.

Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar.

Historia është shumë dramatike dhe tragjike, dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën.

Nuk mund të fshihet shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë”, u shpreh Curri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

abdixhiku ne millosheve te obiliqit populli yne do ndryshim ndryshimi po vjen 6786e18ae9605
Story i mëparshëm

Abdixhiku në Milloshevë të Obiliqit: Populli ynë do ndryshim, ndryshimi po vjen

ne bullgari finalizohen negociatat per qeveri atanasovski koalicioni do te kishte qendrime me te ashpra ndaj maqedonise 6786e7640c911
Story i radhës

Në Bullgari finalizohen negociatat për Qeveri! Atanasovski: Koalicioni do të kishte qëndrime më të ashpra ndaj Maqedonisë

Të fundit nga

Mexhiti nga Uashingtoni: E pluribus unum!

13 Uashington, 21 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion dhe të zhvilluar ekonomikisht.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë