amir idrizi do jete bartes i listes se vlen it per keshillin e sarajit 68c2a5f7e93ec

Amir Idrizi do jetë bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Sarajit!

September 11, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e Kuvendit të Alternativës, u mor vendimi që Amir Idrizi të jetë bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Komunës së Sarajit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, transmeton Alfax.mk
“Amir Idrizi është i diplomuar në Fakultetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në drejtimin Menaxhim me Financa, dhe përfaqëson një gjeneratë të re profesionistësh të përgatitur për të sjellë transparencë, zhvillim dhe vizion modern në qeverisjen lokale.
Ky vendim është rezultat i një procesi të gjerë konsultimesh brenda strukturave të Alternativës dhe me qytetarët e Sarajit, me synimin që komuna të ketë udhëheqës të përgjegjshëm dhe të përkushtuar.
Programi i VLEN-it për komunën e Sarajit do të fokusohet në:
Zhvillimin e infrastrukturës moderne në të gjitha vendbanimet e komunës.
Përkrahjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësim lokal.
Nxitjen e agroturizmit dhe zhvillimit ekonomik të zonave rurale.
Transparencë dhe llogaridhënie në çdo vendim të këshillit komunal.
“Saraji meriton më shumë! Me Amir Idrizin në krye të listës, po ofrojmë njerëzit dhe idetë e duhura për ndryshimin që qytetarët presin,”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

yllka kuqi shkelqen ne paraqitjen e saj te fundit 68c2a1d1b541d
Lajmi i mëparshëm

Yllka Kuqi shkëlqen në paraqitjen e saj të fundit

UCK VLEN
Lajmi i radhës

Ish ushtari i UÇK-së nga Serova, Suad Bushi i bashkohet Izet Mexhitit

Të fundit nga

ShkoLartë