“Një fond investimi si ‘Investcorp’ punon për të rritur prestigjin ndërkombëtar, ndaj është logjike që ata duan Milanin të punojnë për të rritur vlerën e tij, edhe për sa iu përket rezultateve”.
Këtë e thotë në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ish-mesfushori i Milanit dhe sot komentues i DAZN, Massimo Ambrosini: “Në nivel menaxherial dhe teknik, ‘Elliott’ ka zgjedhur njerëzit e duhur.
Maldini dhe Massara kanë ndërtuar një ekip të nivelit të lartë.
Pioli e ka përmirësuar Milanin me materialin që ka pasur në dispozicion. Tani, kushdo që merr pronësinë e klubit do të duhet të fillojë me konfirmimin e drejtuesve aktualë kuqezinj. Por është e vështirë të mendosh se ata nuk duan të prezantojnë ndonjë pikë referimi”.
Një reflektim është bërë edhe në merkato: “Zgjerimi i buxhetit për të rritur numrin e përforcimeve është një zgjidhje, por revolucionet nuk duhen. Personalisht do të merrja një lojtar krahu të djathtë, një ‘playmaker’ dhe një qendërsulmues.
Më pëlqen Darwin Nunez i Benfica, por gjithçka do të varet se cilat shifra do të investohen. Nkunku nga Leipzig është një tjetër profil që më emocionon”.