Dinamo nuk duron, Ademi mbetet pa trajner

April 21, 2022
1 minut lexim

Pas humbjes së mbrëmshme në derbin e madh kroat ndaj Hajdukut në Split me rezultat 1:0, skuadra e Dinamos së Zagrebit, e shkarkoi trajnerin Zhelko Kopiq.

Pjesë e Dinamos është futbollisti shqiptar Arijan Ademi, i cili për momentin mbetet pa trajner.

Dinamo e bën këtë hap në një moment shumë specifik, kur është në krye të tabelës, por ka vetëm dy pikë avantazh ndaj ndjekësit.

Mbetet shumë punë për t’u bërë që titulli të arrijë në Maksimir, por drejtuesit e të kaltërve vendosën pikërisht hapin më radikal.

Pas javës së 31-të, Dinamo kryeson me 66 pikë pasojnë Osijeku 64, Hajduku 62, Rijeka 55 pikë etj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ambrosini: Zgjerimi i buxhetit për të rritur numrin e përforcimeve është një zgjidhje

Story i radhës

Zudi Enuzi: “NP Higjiena Komunale-Shkup” rrit pagat për të punësuarit edhe përkundër krizës

Të fundit nga

Neymar: Ende nuk e di

Rikthimi i Neymar-it te Santosi ka ngjallur entuziazëm te tifozët, por edhe shumë pikëpyetje për të ardhmen. Gjatë një interviste në pushimin e miqësores ndaj Red Bull Leipzig, ‘ylli’ brazilian, i cili
ShkoLartë