ambasadori robert bosch kritikon partite interesat partiake mbi shtetin 69f5000a693e4

Ambasadori Robert Bosch kritikon partitë: Interesat partiake mbi shtetin

May 1, 2026
1 minut lexim

Ambasadori Robert Bosch ka reaguar ashpër ndaj situatës politike, duke vlerësuar se partitë po vendosin interesat e tyre mbi interesin shtetëror.

Ka pak për të thënë. Partitë po vendosin interesat partiake mbi interesin kombëtar, gjë që është vërtet e keqe”, u shpreh Bosch.

Ai paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet edhe më tej, duke theksuar se ekziston rreziku që edhe pas zgjedhjeve të ardhshme të mos ketë ndryshime reale. Sipas tij, vendi mund të përballet sërish me të njëjtin ngërç politik.

“Edhe më keq është se, ndoshta pas zgjedhjeve të ardhshme, situata do të jetë sërish e njëjtë dhe asgjë nuk do të lëvizë”, deklaroi ambasadori.

Bosch shtoi se një zhvillim i tillë nuk do të mirëkuptohej nga partnerët ndërkombëtarë dhe mund të ndikojë negativisht në proceset integruese. 

Ai tha se miqtë ndërkombëtarë “nuk do ta pëlqejnë dhe nuk do ta kuptojnë” një situatë të tillë, duke paralajmëruar se integrimi në strukturat ndërkombëtare do të bëhet edhe më i vështirë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump i pakenaqur me iranin do ta zhdukim pergjithmone 69f4ff2653eec
Lajmi i mëparshëm

Trump i pakënaqur me Iranin: Do ta zhdukim përgjithmonë!

vidhnin te dhena online hetimi i perbashket me fbi spak jep pretencen per rydox gjashte vite burg per shpend sokolin 69f500700195f
Lajmi i radhës

Vidhnin të dhëna online/ Hetimi i përbashkët me FBI, SPAK jep pretencën për “RYDOX”! Gjashtë vite burg për Shpend Sokolin

Të fundit nga

ShkoLartë