vidhnin te dhena online hetimi i perbashket me fbi spak jep pretencen per rydox gjashte vite burg per shpend sokolin 69f500700195f

Vidhnin të dhëna online/ Hetimi i përbashkët me FBI, SPAK jep pretencën për “RYDOX”! Gjashtë vite burg për Shpend Sokolin

May 1, 2026
1 minut lexim

SPAK ka dhënë pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjashtë vite burg për të riun, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë ekstraduar më herët drejt SHBA-së në kulmin e një hetimi të kryesuar nga FBI, në kuadër të hetimit ndërkombëtar mbi tregun e paligjshëm online i njohur si RYDOX. 

Hetimi amerikano-shqiptar zbuloi se rrjeti RYDOX, aktiv nga 2016, ishte çaktivizuar për pak kohë në 2020 për tu rihapur sërish. RYDOX reklamonte forumin kriminal RaidForums, ku shiteshin regjistra spam, mjete për dërgimin e tyre dhe tutoriale për përdorimin e tyre.

Nga të dhënat e rrjetit përfshiheshin 18,000 përdorues dhe transaksionet e tyre virtuale.

Dy të dyshuarit e tjerë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, janë ekstraduar drejt SHBA, ndërsa mirëmbajtësi i rrjetit është proceduar në gjykim të shkurtuar në Shqipëri. Sokoli insiston në pafajësinë e tij, duke thënë se nuk ka pasur akses në Rydox dhe se ka punuar vetëm në programim sipas kërkesave.

Pretendimet e tij përjashtojnë çdo lidhje me dy bashkëpunëtorët e ekstraduar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ambasadori robert bosch kritikon partite interesat partiake mbi shtetin 69f5000a693e4
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori Robert Bosch kritikon partitë: Interesat partiake mbi shtetin

policia turke arreston me shume se 500 persona ne tubimet e 1 majit 69f500c06b248
Lajmi i radhës

Policia turke arreston më shumë se 500 persona në tubimet e 1 Majit

Të fundit nga

ShkoLartë