Ambasadori Abbott: Veprat e Kadaresë e Frashërit urë lidhëse mes kulturave

August 14, 2023
1 minut lexim

Nicholas Abbott, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Gjuhën Shqipe për pjesëmarrjen e tij në në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Kësisoj ai ka njoftuar se ka mësuar Gjuhën Shqipe dhe për këtë fakt ndihet i nderuar.

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.”, tregon ai se është shprehur në fjalimin e tij në këtë Seminar.

Postimi i tij i plotë:

Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Gjatë fjalimit tim theksova se:

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Story i radhës

Nuk i ndahet shpirti! Shakira prapë këngë për Pique-n

Të fundit nga

ShkoLartë