altik muhaxhiri ylli i javes ne superligen e kosoves 627a3bff2edc2

​Altik Muhaxhiri, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

May 10, 2022
1 minut lexim

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 34-të është shpallur portieri nga radhët e Dukagjini Altik Muhaxhiri. 

Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve. 

Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për skuadrën nga Klina si mysafir ndaj Dritës. 

Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina. 

Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ministrja e jashtme gjermane viziton papritur ukrainen 627a3bf536a5b
Story i mëparshëm

Ministrja e Jashtme gjermane viziton papritur Ukrainën

ekzekutimi i endri mustafes gjykata e shkodres denon me 10 vite burg te miturin 627a3c03c0d09
Story i radhës

Ekzekutimi i Endri Mustafës, gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg të miturin

Të fundit nga

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Isak Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Prof. Dr. Isak Hoxha, një nga figurat e shquara të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Prishtinës. Për dekada me radhë ai dha

Këto janë specifikat e modelit të ri të Iphone?

Apple është në prag të një tjetër kapitulli historik në industrinë e teknologjisë, ndërsa i afrohet 20-vjetorit të iPhone. Sipas raportimeve të fundit nga Bloomberg, kompania po punon intensivisht për një model
ShkoLartë