Ministrja e Jashtme gjermane viziton papritur Ukrainën

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, ka mbërritur në Ukrainë në një udhëtim të paparalajmëruar, zyrtarja më e lartë e qeverisë gjermane që viziton vendin që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Baerbock e cila po takonte banorët vendas në Bucha, ku ushtria ruse është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës – është e fundit në një varg diplomatësh dhe liderësh të huaj që vizitojnë qytetin pranë Kievit.

Moska ka mohuar se është kryer ndonjë krim në Bucha, pavarësisht se qindra ukrainas janë vrarë ndërsa qyteti ishte nën kontrollin rus për një muaj dhe një varr masiv u zbulua në kishë pas çlirimit të qytetit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hakerët sulmojnë platformat televizive dhe TV inteligjentë në Rusi

Story i radhës

​Altik Muhaxhiri, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Të fundit nga